Die. Nën 24th, 2024

Operacioni i doganës parandalon kontrabandimin e mbi 20.000 euro mallra

Viti, 11-12 janar 2024 Në kuadër të planin Operativ kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet vijës së gjelbër/rrugëve malore të paautorizuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Vitisë kanë realizuar edhe një operacion.

Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *