Studentët e demonstratave të ’81 kthehen sërish në mensën e studentëve
Përmbysja e pjatave në mensën e studentëve me 11 mars 1981, shënojë fillimin e demonstratave për liri e pavarësi në të gjitha qytetet e Kosovës. E sot, 40 vite më pas, ish-studentët organizues të këtyre demonstratave u kthyen në vendin ku fillojë gjithçka.
Pritja në radhë për t’u ushqyer, që 40 vite më parë ishte një tmerr i vërtetë, sot për ish-studentët ishte një moment krejt i veçantë, e që e quajtën realizim të ëndrrës së atëhershme që studentët të kenë kushte më të mira në mensë e në konvikte.
Ramadan Gashi, ish student i Universitetit të Prishtinës, ka përkujtuar sot momentin kur në mensë kishin përmbysur pjatat në shenjë revolte për kushtet e papërballueshme që ishin në mensë e në konvikte.
Ai thotë se përmbysja e pjatave ishte simbolikë se dëshironin të përmbysnin Federatën Jugosllave, e për çka thotë se njëmend arriti që ta përmbys.
Carla del Ponte nuk komenton padinë nga Kosova kundër saj
Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIKU-t.
Sipas z.Gashi “Kallëzim penal dhe padi civile do të ushtrohet edhe kundër ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, znj.Carla Del Ponte, sepse në librin e saj përdori të dhëna të rrejshme për krimet e pretenduara të UÇK-së e që ishte shfrytëzuar nga Dick Marty për raportin e tij famëkeq”.
Padia e re kundër Martyt dhe Del Pontes, a do ta ketë fatin e “padisë” së Hashim Thaçit kundër Serbisë për gjenocid?!
Për përgatitjen e padisë së avokatit të njohur Tomë Gashi kanë shkruar edhe mediat zvicerane me tituj si ky: Paraqitja e një ankesë kundër Dick Marty dhe Carla Del Ponte në Kosovë për informacion të rremë.
“Një ankesë penale është depozituar kundër ish raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty mbi pretendimin e trafikimit të organeve gjatë luftës në Kosovë. Ish-Prokurorja e Përgjithshme e ICTY Carla Del Ponte është gjithashtu e implikuar”. Ngjashëm ka folur edhe RTV zviceran RTS: “Ish raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty akuzohet se ka “shpikur” akuza për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Një avokat kosovar ka bërë një ankesë kundër tij dhe kundër ish-prokurores së përgjithshme të ICTY Carla Del Ponte.”
E kontaktuar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch lidhur me këto deklarata dhe shkrime ne mediat në Kosovë për “padi” ku përflitet edhe emri i ish-kyreprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar ne Hagë znj. Carla del Ponte, nuk ka dashur të komentojë. Madje sipas prokurores zvicerane me renome ndërkombëtare, këto gjera i kemi dëgjuar që 20 vite nga Prishtina.
Në një intervistë për Le Canton27.ch, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte ishte treguar më e “butë” dhe më e matur në fjalorin e saj kur flet për raportin e Dick Marty dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e saj “Gjuetia….” i cili bëri jehonë pas botimit të sa.
8 të vdekur vdekur nga Covid, 632 raste të reja dhe 397 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
397 TË SHËRUAR DHE 632 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 632 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 276 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 8 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Qeveria Kurti 2, këta janë emrat që pritet të jenë ministra?
Tashmë kur procesi zgjedhor po shkon drejt fundit, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka filluar të diskutojë për kompletimin e kabinetit të tij qeveritar.
Informatat që po qarkullojnë, veçanërisht brenda stafit diplomatik, thonë se Vjosa Osmani ka gatishmëri që deputet e iniciatëvës “Guxo” të mos përfshihen fare në Qeveri, por në vend të kësaj ka kërkuar ta krijojë grupin e vet parlamentar dhe të punohet që të mos dështojë zgjedhja e saj si presidente e vendit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, si fitues të zgjedhjeve, mësohet se po mendojnë që Qeveria e re të ketë vetëm 12 ministri, ndonëse njohësit e funksionimit të administratës thonë se është shumë i vështirë fuzionimi i dikastereve qeveritare për ta reduktuar numrin e ministrive.
Për Kryetare të Kuvendit mësohet se është duke u lakuar emri i Arbërie Nagvacit.
Për Ministër të Financave, të cilës pritet t’i bashkohet edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si kuadro e përshtatshme po shihet sërish Besnik Bislimi, i cili thuhet se ka pretendime që të bëhet edhe zëvendëskryeministër.
Në Ministrinë e Drejtësisë pritet të rikthehet Albulena Haxhiu.
Dy ministri tjera të rëndësishme, ajo e Bujqësisë dhe e Infrastrukturës (kësaj pritet t’i bashkohet edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor) po mendohen t’u besohen Hekuran Murati dhe Liburn Aliu
Dikasteri tjetër qeveritar, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet t’i besohet për ta udhëhequr Hajrullah Çekut.
Kurse, Ministër i Mbrojtjes pritet të bëhet Florian Çehaja.
Udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë pritet t’i besohet sërish Arben Vitisë, ndonëse brenda Lëvizjes Vetëvendosje ekziston edhe mendimi se Vitia duhet të lihet jashtë Qeverisë, meqë pritet të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës, dhe të reduktohen mundësitë e sulmeve politike ndaj tij.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike pritet të rikthehet përsëri Xhelal Sveçla, por këtë radhë jo më si zëvendësministër, por si ministër.
Për Ministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po shqyrtohen emrat e Armend Mujës, Jusuf Thaçi, por edhe Arbërie Nagavcit, nëse kjo e fundit nuk bëhet kryeparlamentare.
Ndërsa, Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit, e cila pritet ta përfshijë edhe MTI-në, mendohet të udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.
Ministria për Kthim dhe Komunitete do t’i jepet komunitetit serb, pasi është obligim kushtetues që të kenë një ministri. Ndërsa, Ministria e Pushtetit Lokal do t’i mbetet Emilia Rexhepit.
Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës fillimisht është menduar t’i jepet Donika Gërvalla-Schwarz, që të ruhet si “opsion rezervë” për Vjosa Osmanin nëse dështon zgjedhja e saj si presidente. Opsion tjetër është që në ministri të kthehet sërish Glauk Konjufca, nëse ai nuk pozicionohet diku tjetër.
Në zyrën e zëvendëskryeministrit pritet të kthehet sërish Haki Abazi, ndonëse ai ose Armend Muja po shihen si të përshtatshëm edhe për Shef të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në bashkëbiseda më diplomatë të huaj mësohet se Kurtit i është rekomanduar që t’i bëjë 15 ministri. Nëse ai vendosë të ketë numër më të madh të ministrive se sa 12, atëherë përfituese më të mëdhenj do të jenë komunitetet jo-shumicë, pasi Kushtetuta e Kosovës obligon që atyre t’u jepet edhe nga një ministri nëse ka më shumë se 12 ministri në Qeveri.
Gjykata Supreme ia refuzon ankesën VV-së për verifikimin dhe numërimin e mbi 9 mijë votave të diasporës
Në vendimin e sotëm, Gjykata Supreme ka vendosur t’ia refuzoj Lëvizjës Vetëvendosje ankesën lidhur me kërkesën për verifikim dhe numërimin e 9.748 vota të ardhura prej jashtë vendit me postë.
“Refuzohet i pa bazuar apeli Anr.760/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cili kërkon që të urdhërohet KQZ-ja, t’i verifikoi dhe t’i numëroj 9.748 pako me fletëvotime të ardhura prej jashtë vendit të dorëzuara në postën nr.6, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, aty bëhet e ditur se Supremja ka përfunduara nëntë (9) ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë (6) të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72-orësh
Vetëvendosja i dërgon LDK-së një letër, ja çfarë shkruhet në të
Valë Gjonabalaj Azemi, asistentja e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkuar sot për vizitë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo sot ka dërguar një letër në partinë që edhe pak ditë është nën drejtimin e Isa Mustafës.
Letra ka qenë një ftesë për Lidhjen Demokratike të Kosovës për t’u takuar rreth çështjes së presidentit.
Lidhur me këtë për media ka folur kreu në dorëheqje i LDK’së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se për rrugën që do të ndjekin rreth çështjes së presidentit do të vendosin pasi partia të bëhet me struktura të reja.
Me 14 mars 335 delegatët e partisë do votojnë për të parin e LDK-së.
Deri më tani zyrtarisht janë shpallur katër kandidatura.
Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa i janë futur garës për të zënë karrigen e kryetarit të partisë.
Zgjedhjet në LDK erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të partisë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare..
Moti
Gjatë dites se enjte parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 12 gradë celcius . Ne Tirane parashihet poashtu Mot pjeserisht me diell, temperatura do te levizin nga 7 deri në 17 gradë celcius .
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 75380 , Të shëruar: 63380 ,të vdekur: 1682
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com