Die. Nën 24th, 2024

Gërvalla fillon vizitën zyrtare në Monako

Gjatë vizitës dy ditore, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos.

Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë.

Vizita e Ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *