Die. Nën 24th, 2024

Policia vendosi 543 pika kontrolli, konfiskoi 21 patentëshoferë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës thotë se po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik.

“Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut”, thuhet në një njoftim për medie të PK-së.

Kështu, sipas njoftimit gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete. “Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentëshoferë”.

“Derisa ndodhemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje”, thekson Policia e Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *