Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me përfaqësuesin e Sllovenisë në NATO, Andrej Benedejçiç.
Ky i fundit ka thënë se ishte një takim i kënaqshëm, duke shtuar mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën.
“I kënaqur që mirëprita ambasadorin Astrit Zemaj në delegacionin slloven në NATO. Sllovenia është një kontribues prej kohësh në KFOR dhe një shtet mik i Kosovës! Ka thënë Benedejçiç në X, duke ndarë një fotografi me Zemajn.