Sht. Nën 23rd, 2024

Rohde takohet me Osmanin pas paralajmërimit se moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses e bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Osmani dhe Rohde biseduan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, një javë pasi ambasadori gjerman shprehu shqetësimin se ndikimi dhe presioni politik në Gjykatën Kushtetuese nuk e hap rrugën drejt anëtarësimit atje.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe Rohde folën edhe “për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët”. Osmani “foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, njoftoi Presidenca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *