Sht. Nën 23rd, 2024

Haradinaj i bindur në pafajësinë e Pal Lekajt

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e Pal Lekajt. Haradinaj ka thënë se beson që Gjyklata e Apelit do ta zbardhë të vërteten rreth rastit. Ndërsa është shprehur I bindur në pafajësinë e Lekajt.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj. Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *