Sht. Nën 23rd, 2024

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga e hëna

Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë që nga dita e hënë me 5 shkurt.

Kjo vjen si pasojë e pagavë të ulta.

Kështu ka bërë të ditur Jusuf Azemi – Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK).

Azemi ka thënë se punëtorët nuk do t’i kthehen punës me pagat aktuale.

‘’Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.Këta punëtor kan mar vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse kta më nuk don ti kthehen punës me kto paga,vendim i të gjithë punëtove në mënyr unanime.Ja një mostër e njëres prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë’’, ka shkruar Azemi.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët teknik të disa shkollava në Prishtinë organizojnë grevë për shkak të pagave të ulta

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *