Sht. Nën 23rd, 2024

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të kryetares së Autoritetit të Konkurrencës kundër Shemsi Elezit

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi e kishte denoncuar në polici zyrtarin Shemsi Elezi, i cili në kohën e ngritjes së kallëzimit penal ishte U.D i drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në Autoritetin e Konkurrencës. Ajo e kishte paraqitur Elezin pasi ky i fundit i ka thënë se ‘ti je akterja, për organizimin e sulmit të djeshëm”, “ti duhesh me marrë masa për suspendimin e Selajdinit’.

Mirëpo ky kallëzim penal është hedhur poshtë nga prokuroria pasi që nuk ekziston dyshim i arsyeshëm së është kryer vepër penale për të cilën ka pretenduar kryetarja e AK-së.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin nga prokuroria ku ndër të tjera thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti i Përgjithshëm më datë 05.01.2024 ka pranuar kallëzimin penal me numër të rastit 2023-AB-3137, i datës 02.12.2023 i paraqitur nga Stacioni Policor ‘Qendra’ në Prishtinë, kundër të dyshuarit Shemsi Elezi, për shkak të veprës penale ‘Kanosja’ nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kallëzimit penal dyshohet se Shemsi Elezi, më datën 30.11.2023, rreth orës 08:30 në Prishtinë, rruga “Migjeni”, konkretisht në objektin e AKRK-së, duke qenë në pozitën e U.D. i Drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut dhe duke iu referuar përleshjes fizike që kishte pasur me U.D. së Drejtorit të Përgjithshëm, Selajdin Beqa, i është drejtuar me fjalët “ti je akterja, për organizimin e përleshjes së djeshëm”, “ti duhesh me marrë masa për suspendimin e Selajdinit” Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, me ç’rast tek e njëjta ka ngjallur ndjenjën e frikës dhe ankthit”, thuhet në arsyetimin e prokurorisë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *