Sht. Nën 23rd, 2024

Peci – opozitës: Mos thoni të pavërteta sepse do ta hap pakon e skandaleve diplomatike të së kaluarës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë për të gjithë deputetët që diskutuan për pjesën e skandaleve në nivelin diplomatik, në rast se hapet pakoja e skandaleve diplomatike të të emëruarve në të kaluarën, ajo bëhet objekt i diskutimit edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga siç tha ai, armiqtë e Kosovës.

“Për të gjithë ju që diskutuat për pjesën e skandaleve në nivelin diplomatik, unë dua ta ndajë një diskutim që e kam pasur me Gërvallën. Në rast se flasim vetëm për skandalet, me stafet diplomatike dhe të emëruarit në Gjermani dhe në rast se i potencoj, por s’e kam autorizimin e Gërvallës, sepse ajo më ka thënë se është e gatshme ta durojë çdo lloj sulmi dhe të pavërtete vetëm që të mos e dëmtoj interesin e Kosovës”, ka thënë Peci.

Më tej, ai tha se në Qeverinë Kurti s’ka më të emëruar në nivel të odave dhe për pazare diplomatike, teksa i paralajmëroi partitë opozitare se ky është “paralajmërimi i tij i fundit”, sepse në të kundërtën ai do të flasë për siç i quajti ai, skandalet diplomatike.

“Unë po them se është paralajmërimi i fundit. Donika ka vendosur deri në pafundësi ta durojë çdo lloj të sulmit dhe akuzës për interes të Kosovës. Unë jam ai që nuk do të tolerojë në vazhdimësi akuza të pabaza dhe të paqena”, u shpreh ai.

“Rreth Saranda Stubllës, është gënjeshtër që Saranda Stublla ka qenë asistente e imja. Është gënjeshtër e kulluar. Saranda Stublla ka qenë këshilltare dhe ajo ka qenë njëra nga të aplikuarve që e njeh shumë mirë gjuhen polake, që është në interes të Kosovës në emërimin e stafit diplomatik në Poloni”, deklaroi Peci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *