Dhjetë persona janë lënduar ditën e diel në Ferizaj, pasi zjarri ka përfshirë një ndërtesë kolektive.
Policia njofton se tashmë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, bëhet e ditur në njoftim e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.