Pre. Sht 20th, 2024

Redzepi, përfaqësuesja e parë politike nga Kosova që viziton qeverinë e re malazeze

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka takuar zëvendëskryeministrin malazez për punë, arsim, shëndetësi dhe politikë social, Srdjan Paveceviq.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një përfaqësuesi politik të Kosovës që nga formimi i qeverisë së 44-të malazeze.

Redzepi shprehu mirënjohjen e saj për Malin e Zi – si për pranimin e refugjatëve ashtu edhe për mbështetjen në krijimin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Proceset integruese janë absolutisht superiore dhe emancipuese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka pengesa për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave të mira dhe se të dyja vendet janë të hapura për të vazhduar të ushqejnë marrëdhëniet dhe të ndërtojnë besim në interes të të gjithë rajonit në një frymë miqësore dhe transparente” tha Redzepi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *