Die. Nën 24th, 2024

Abott – Konjufcës për dinarin: Rregullorja e BQK-së të mos shihet vetëm si çështje sovraniteti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott në takimin e lamtumirës me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, të cilin e ka quajtur të hapur dhe me humor, ka folur edhe për çështjen më aktuale – rregulloren e BQK’së me të cilën ndalohen pagesat me dinarë në Kosovë.

“Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe pikëpamjen time se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta” ka shkruar Abott.

Ndryshe, BQK sot ka dalë me një njoftim të ri për planin me “veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare’.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se “ditët në vijim” do të zbuloheshin informacione më të plota për periudhën e tranzicionit.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shkroi Kurti në “X”.

My farewell call on Speaker @KonjufcaGlauk was an open &good-humoured discussion. Among other topics we discussed the CBK regulation &my view that this is an issue that should be considered in terms of good governance &community relations rather than solely one of sovereignty. pic.twitter.com/pORi9S6xaa

— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 12, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *