Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në orët e hershme të mëngjesit sot. Dy zyrtarë policorë dhe dy persona të tjerë që ishin në vetura kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.