Pre. Sht 20th, 2024

Ambasadori amerikan i shkon në zyre kreut të LDK-së, ja për çfarë biseduan

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier, transmeton IndeksOnline.

Abdixhiku e Hovenier kanë diskutuar hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Statusi i plotë i Abdixhiku:

Ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier e prita në takim në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Diskutuam hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë.

LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *