Die. Nën 24th, 2024

Kuvendi nesër me seancë plenare

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër për të vazhduar një seancë plenare të lënë në gjysmë.

Në rend të ditës janë katër pika të lëna nga seancat paraprake, përfshirë votimin për emërimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për FSK-në, zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, nga radhët e fakulteteve juridike.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës:

18. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
19. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
20. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *