Pre. Sht 20th, 2024

Gërvalla takon Ambasadorin Japonez, nis lëshimi i vizave në Prishtinë, nga 24 marsi pa viza për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla bashkë me Zv.Ministrin, Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, Keisuke Yamanaka.

Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *