Sht. Sht 21st, 2024

Përurohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaci, një biografi”

Është bërë përurimi i librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit.

Ky libër i gazetarëve të njohur britanikë, në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Përkthimi i librit është bërë nga ish-ministrja e jashtme e Shqipërisë, diplomatja e njohur Arta Dade.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *