Kosova shënon sot 16-vjetorin e pavarësisë. Për ta shënuar këtë përvjetor, do të mblidhen edhe Kuvendi i Kosovës edhe Qeveria.
Qeveria do të mbajë mbledhje festive, me fillim nga ora 08:00. Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në orën 12:00.
Më pas, në orën 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.