Die. Nën 24th, 2024

Pavarësia e Kosovës, Konjufca: Falënderimi i parë shkon për dëshmorët të cilët e dhanë jetën për liri

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se 16 vite më parë lindi Republika e Kosovës.

Konjufca, mes tjerash përmendi ata që dhanë jetën për liri dhe aleatët ndërkombëtarë që mundësuan që shteti i Kosovës të krijohet.

“Sot është dita e pavarësisë, Dita më e rëndësishme e shtetit tonë. 16 vite më parë lindi Republika e Kosovës, sot është ditë e jo vetëm e festimit por edhe reflektimit dhe mirënjohjeve sepse falënderimi i parë shkon për dëshmorët dhe martirët të cilët e dhanë jetën për liri dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe gjithë ata veprimtarë dhe aktivistë politikë që nuk kursyen asgjë që shteti ynë të krijohet dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që të lind Republika e Kosovës”, tha Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *