Die. Nën 24th, 2024

Osmani: Miqësia me SHBA-në, testament i rrënjosur thellë

Presidentja Vjosa Osmani e ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier morën pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Presidentja Osmani, tha më këtë rast se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ishte bërë zë i Kosovës, në kohën kur dhuna ndaj nesh kishte arritur në shkallën e gjenocidit.

Osmani dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të SHBA-së me një aktivitet te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë.

Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan Hovenier.

Tutje, presidentja Osmani foli edhe për presidentin Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe popullit tonë.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani./rtk/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *