Die. Nën 24th, 2024

Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, bisedojnë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Kamberi ka njoftuar se tema e diskutimit ka qenë pasivizimi i adresave të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës.

Më tutje Kamberi ka thënë se bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *