Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve që ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ne reagimin e saj thotë:
Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.
Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.
Marrëzia nuk paska fund!
Reagimi i Donika Gervalla ne Facebook