Pre. Sht 20th, 2024

Mbretërisa e Bashkuar mbeshtet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jastme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, u prit në takim nga Victoria Billing, Drejtore për Evropë në FCOD (Foreign, Commonëealth and Development Office).

Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi me drejtoren Billing i paraprinë mbledhjes së dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të mbahet nesër në Londër.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *