Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se sot nga ora 16:15 nuk është duke pasë qarkullim të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Jarinje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë pasi pala serbe ka deklaruar se kanë probleme me sistemin e doganës.
“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftim.