Die. Nën 24th, 2024

Lëvizja Vetëvendosje me përkrahje edhe të partive tjera opozitare, thote se i ka votat për rrëzimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke kërkuar shkarkimin e kryesuesit, Pëllumb Bajqinovci nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se Kuvendi ka qenë i bllokuar dhe jo funksional tash e dy muaj.

Madje ai tha se “nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja”.

“Siç e dini prej datës 8 shkurt, kur PDK bëri të ditur daljen nga koalicioni me LDK-në në Prishtinë të paktën zyrtarisht, nuk ka një shumicë qeverisëse. Kjo po shihet sa i përket drejtorive komunale, ku shumica e drejtorëve janë nga LDK, një subjekt që në zgjedhjet e fundit komunale në Prishtinë i kishte fituar jo më shumë se 26% të votave, sot ka 100% pushtet në ekzekutiv. Te ndërmarrjet publike s’ka ndonjë risi. Ato vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja e PDK-ja me nga katër secila. Si pasojë e kësaj mjegulle, Kuvendi Komunal është i bllokuar, nuk mbledhje dhe shumicë parlamentare. Kësisoj, kanë ngecur edhe zgjidhjet e problemeve. Nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja. Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së”, ka thënë ai.

Derisa asamblistja Nora Kelmendi ka bërë thirrje për pjesëmarrje pa dallim në këtë seancë, të cilën e ka vlerësuar si mund për funksionalizim të Kuvendit.

“Lëvizja Vetëvendosje me përkrahje edhe të partive tjera opozitare, ka iniciuar kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të pikës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *