Pre. Sht 20th, 2024

Përparim Rama emron Bardh Krasniqin drejtor të sportit në Komunën e Prishtinës

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunes se Prishtines ne nje postim ne facebook:

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe dashamirës të sportit,
Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi.
Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar edhe më përpara fushën e sportit.
Ai do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit”.
Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të bindur se do të triumfojë falë sukseseve akademike në Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë vendit.
Falënderoj për punën e palodhshme deri tani në drejtorinë e sportit, ish drejtorin Granit Rugova.
Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës
Bardh Krasniqi

Postimi i Perparim Rama

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *