Kurti përkulet te varri i Rugovës: Në seancën e radhës do ta zgjedhim Vjosa Osmanin presidente të vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas Prekazit, ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Kurti ka thënë se në këtë ditë vlerësojnë kontributin e madh të Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve të 90-ta.
“Sot është përvjetori i epopesë së dukagjini dhe bombardimit të NATOS. Pas homazheve në Prekaz e Gllogjan po bëjmë homazhe edhe te varri i presidentit historik, presidentit të parë të Kosovës. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Do të vazhdojmë edhe të veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, te varri i bacës Adem”, u shpreh Kurti.
Kurti para gazetarëve foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, derisa tha se shumë shpejt do të zgjidhet edhe presidenti i vendit. Kurti paralajmëroi se menjëherë pasi të zëvendësohen deputetët që morën poste ministrore, do të thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit.
“Dy hapa të rëndësishëm tashmë janë përmbyllur, zgjedhja e kryetari të Kuvendit dhe Qeverisë, ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë do ta kurorëzojmë me sukses, pra presidenten e Republikës. Besojmë se sapo të zëvendësohen deputetët që iu bashkuan kabinetit qeveritar do të thërrasim një seancë të radhës, ku atë që e votoi populli me 300 mijë vota do ta legjitimojmë edhe në Kuvend”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashë me ministrat e tij, ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Kurti nga Prekazi: Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend
Në ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas homazheve, Kurti u shpreh se bashkë me ministrat bërën homazhe tek vendi i flijimit e bashkimit.
Kryeministri Kurti para mediave tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, e që rënia heroike e tyre ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare.
Kurti tha se gjaku i të rënëve nuk humbet kurrë dhe se në Prekaz shkojnë për të kuptuar nga vijnë dhe për të ditur edhe më mirë se nga të shkojnë.
Kurti: Tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, rënia e tyre ngriti në këmbë shqiptarët
“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës të hënë mbrëma pasi që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat, ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit e bashkimit ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila me 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha ai.
Nuk është vënë në vend drejtësia për krimet e kryera nga Serbia, kështu tha Kurti derisa theksoi se gjaku e emri i tyre nuk harrohet kurrë.
Kurti: Drejtësia për krimet e Serbisë nuk është vënë në vend, gjaku i të rënëve nuk harrohet kurrë
“Ne i kujtojmë me shumë dhimbje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin dhe gjithë 59 anëtarët e kësaj familje gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë ane mbanë Kosovës. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe për ta ditur më mirë se kah duhet të shkojmë. Lavdi Jasharave dhe gjithë dëshmorëve e martirëve”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrat e qeverisë së tij ka bërë sot homazhe në Prekaz.
Kurti para mediave tha se kujtohen me dhembje anëtarët e familjes Jashari, teksa drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ende, ashtu sikurse edhe për shumë raste të tjera.
Kurti shtoi se qytetarët kthehen në Prekaz për ta kuptuar se nga vijnë dhe për ta ditur se nga duhet të shkojmë.
“Ne i kujtojmë me shumë dhembje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin dhe 59 anëtarët e kësaj familje. Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend, ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe për ta kuptuar se nga duhet të shkojmë”, tha Kurti…
Hoxhaj: PDK s’ka votë për Osmanin, është treguar përçarëse
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, Osmani është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.
PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti..
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Vendimin përfundimtar do ta marrë kryesia
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi me Vjosa Osmanin, ka qenë i frytshëm.
“Ne sot kemi mbajtur një takim të përbashkët, kemi diskutuatr çështjen me interes rreth formimit të presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitv dhe me atmosferë të mirë. Takimi ka qenë mes personave që kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë”, ka thënë Abdixhiku.
“Pretendetja për presidente dëshiron të ndërtojë rolin e saj, ne kemi dhënë mendimet dhe diskutimet tona dhe nuk kemi vërejtje. Poashtu kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiakë. Kemi avancuar karshi diskutimeve në ndërkohë do t’i kthehemi organeve të partisë për t’i informuar rreth këtij takimi dhe pas konsultimeve do të kemi qëndrim përfundimtar, ka qenë takim me një frymë pozitive”, ka theksuar tutje ai.
“Ne jemi në proces të ndërtimit të kësaj pajtueshmërie. Nuk mund të ketë qëndrime individuale në LDK, parti i merr qëndrimet dhe ne synojmë të jemi unik”, vlerësoi Abdixhiku..
17 të vdekur vdekur nga Covid, 781 raste të reja dhe 764 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
764 TË SHËRUAR DHE 781 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 781 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 243 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 17 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!!
Osmani jep detaje për takimin me Abdixhikun, tregon çka i kërkoi atij
Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka pasur ndonjë kërkesë në lidhje me deputetët e Listës “Guxo”.
Osmani ka thënë pas takimit me Abdixhikun sot se ditëve të ardhshme ata do të kenë edhe një takim tjetër, ndërkohë që sot ia ka paraqitur atij platformën për presidente.
Pas takimit me Abdixhiku pretendentja për presidente Vjosa Osmani, ka thënë se pret nga kolegët e saj të ish-partisë që ta përkrahin për presidente derisa një gjë të tillë e pret nga të gjithë deputetët e Kuvendit.
Osmani beson se seanca për presidentin do të mbahet shumë shpejt sapo të përfundojnë procedurat për zëvendësimin e deputetëve, të cilët kanë marrë poste ministrore.
Rama uron Kurtin, e fton për vizitë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër Albin Kurtit për zgjedhjen në krye të qeverisë së Kosovës.
Në letrën e urimit, Rama shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke theksuar se “eksitojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë”.
“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, thuhet në letrën e Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë e ka ftuar Kurtin dhe për vizitë zyrtare në Tiranë, duke thënë se e ka derën e hapur kurdo që i pari i qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.
“Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit Tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon letra.
Kryeministrat dhe Presidentët e Kosovës që kanë marrë detyrën pas shpalljes së pavarësisht e kanë kthyer në traditë, që vizitën e parë ta bëjnë në Shqipëri..
Moti
Gjatë dites se enjte parashikohet mot i pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga minus 6 deri në 6 gradë celcius Ne Tirane poashtu mot pjeserisht me diell , temperaturat do te levizin nga minus 1 deri në 14 gradë celcius .
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 84498 , Të shëruar: 69887 ,të vdekur: 1803