Nënkryetarja e Partisë Demokratiek të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë, siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.
Çitaku ka thënë se “kacafytjet e tyre publike” po ua lënë qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.
Postimi i plotë:
closevolume_off
Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët.
Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.
Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së.
Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.
Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi.