Sht. Nën 23rd, 2024

Konjufca pret një delegacion nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Një delegacion i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës të kryesuar nga kryetari Dreshaj, Nënkryetari Hashim Deshishku, Sheqer Ukaj, Arieta Pozhegu si dhe Artan Spahija, jonë mirëpritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Me këtë rast, kryetari i Lidhjes së Bizneseve, z. Besart Dreshaj, prezantoi kërkesat themelore në lidhje me prioritetet legjislative që ndikojnë në mjedisin e biznesit.

Ndër temat kryesore të këtij takimi ishin fuqizimi i sektorit privat, ofrimi i lehtësirave për bizneset kosovare, si dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit për të bërë biznes, duke kompletuar bazën ligjore të vendit, në ato fusha ku për momentin ngulfatet inovacioni dhe avancimi biznesor.

Në bashkëbisedim me Kreyeparlamentarin Konjufca, Kryetari Dreshaj ka veçuar nevojën për plotësim ndryshimet legjislative për Investimet Strategjike, të cilat ndikonëjnë direkt në tërheqjen e investimeve të huaja. Nga ky takim ishte një konstatim i gjithmbarshëm që vazhdimi i reformës në mjedisin e të bërit biznes, mundëson fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Temë e këtj ishte edhe mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimit të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit falënderoi Lidhjen e Bizneseve për vizitën dhe për kontributin e tyre në diskutimet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mirëqenien e vendit. z.Konjufca theksoi se një bashkëbisedim i mirë midis biznesit dhe autoriteteve është thelbësor për përparimin e ekonomisë dhe për të eleminuar burokracinë nga mjedisi biznesor.

Kryeparlamentari gjithashtu vuri në dukje se një nga prioritetet kryesore të Kuvendit është zhvillimi ekonomik dhe do angazhohet që çdo ligj që ndikon në ekonomin e vendit do ta trajtjmë me prioritet.

Ai theksoi rëndësinë e transformimit digital të administratës publike dhe proceseve të ndryshme për të zvogëluar koston dhe kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative për bizneset.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar të punojnë së bashku në drejtim të qëllimeve të përbashkëta për të përmirësuar krijimin e një ambienti më të favorshëm dhe për të promovuar prodhimet vendore në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *