Sht. Nën 23rd, 2024

Glauk Konjufca lirohet nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Aktgjykimi ndaj Konjufcës u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Sipas gjykatëses Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykatësja tha se asnjëri nga dëshmitarëtnuk e ka inkriminuar Konjufcën.

Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, është refuzuar akuza.

Shpallja e aktgjykimit u bë në mungesë të Konjufcës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *