Hën. Nën 25th, 2024

NGJARJE DITE, E HENE,29.03.2021

Albin Kurti tregon arsyen pse u vaksinua i pari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.
Ai tha se nuk e shfrytëzoi privilegjin që të vaksinohet i pari, por që ti inkurajojë të gjithë qytetarët.
“Si kryeministrër i Kosovës nuk kam kërku që të shfrytëzoj priviligjin që të vaksinohem i pari, por për të inkruajuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Do të kemi edhe vaksina të tjera, do të përpiqemi maskimalisht që sa më shumë qytërarë të vaksinohen.
Me shembullin tim dua tu them të gjithëve të vaksinohen dhe të heqin dilemaat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, vaksinat janë të nevojshme meqenëse përmabllemi me pandeminë. Ndërkohë ju lus të gjithëve mbani maskat, distancën, higjienën dhe evitoni grumbullimet në vendet e mbyllura”…

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.
Fillimisht ambasadori shqiptar, z. Minxhozi i uroi ministrit Sveçla emërimin e tij në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë në mes të dyjave vendeve do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në e forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës në ofrimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët e vendit.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për tema të interesit të përbashkët të dy vendeve, me qëllim të tejkalimit të barrierave sepse dihet se përveç si shtete fqinje, Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore në mes vete…

Zëvëndëskryeministrja Redzepi takon Todd Hendrics, paralajmërohet vizita në SHBA

Zëvdëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka takuar diplomatin amerikan, Todd Hendrics.
Redzepi e ka falënderuar Todds për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme amerikane.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe vizita e delegacionit qeveritar kosovar në Washington.
“Në kohë pandemie, miku ynë Todd Hendrics na vizitoi në Kosovë. Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit, forcimin e raporteve politike, diplomatike e ekonomike.
U dakorduam që së shpejti një delegacion i Qeverisë tonë të ketë vizitë zyrtare në Washington” ka thënë Redzepi për takimin në fjalë..

4 të vdekur vdekur nga Covid, 774 raste të reja dhe 903 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
903 TË SHËRUAR DHE 774 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kryeministri Kurti priti ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, z. Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet.
Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.!.

Lista Serbe e çon në Kushtetuese Qeverinë e Albin Kurtit

Pas vendimit të Qeverisë së Kurtit, që komunitetit serb t’i takojë veç një ministri, Lista Serbe është drejtuar në Gjykatë Kushtetuese,
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
“Ankimi kundërshton vendimin e Asamblesë për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë nga 22 marsi, 2021, në të cilin komunitetit serb iu dha vetëm një ministri edhe pse sipas Kushtetutës ishte i detyruar të caktonte dy.
Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me të drejtën kushtetuese duke respektuar të drejtat e popullit serb, por edhe të komuniteteve të tjera jo shumicë. Ne theksojmë se vendimi për të mohuar serbët është përfaqësim i drejtë në institucionet e nivelit qendror kundër të gjitha akteve ligjore. Theksojmë se nuk na duhen vende ministrore për hir të atyre vendeve, por si një mjet për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi“.
Lista Serbe pretendon se atyre u takojnë dy ministri nga numri total i ministrive që janë në Ekzekutiv.

Moti
Gjatë dites se marte parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 14 gradë celcius Ne Tirane mot pjeserisht me diell poashtu , temperaturat do te levizin nga 6 deri në 22 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 88755 , Të shëruar: 73318 ,të vdekur: 1844

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *