Sht. Nën 23rd, 2024

Punëtorëve teknikë të UP-së u rriten pagat nga 15 marsi, ende s’ka marrëveshje me Qendrën Studentore

Po bëhet një javë qëkur Fatmire Gjatolli dhe kolegët e saj në Qendrën e Studentëve, janë në grevë, duke shprehur pakënaqësi për pagat dhe kushtet në punë.

ADVERTISING

“…Punoj në Qendrën e Studentëve, kemi filluar grevën të premten të shtunën kemi punuar të dielën dhe të hënën ka qenë feste dhe nuk kemi punuar, që nga e mërkura kemi filluar grevën, të cilën e bëjmë për të drejtat tona që pagat të rriten…Kemi komunikuar dje kemi biseduar na ka ofruar 20 euro rritje të pagës…Po janë duke ushtruar presion, na kanë thënë të punojmë por ne nuk jemi duke punuar jemi në greva, ai po bjen (kompania) punëtor në vendin tonë, po punojnë punëtorët… 400 euro po e kërkojmë pagën, kështu e kanë edhe këta që e pastrojnë jashtë, dhe në aq po e kërkojmë…”, tha Gjatolli për rtv21.

Ndonëse e përkrah grevën e punëtorëve, ushtruesi I detyrës së drejtorit të përgjithshëm në Qendrës të studenteve, Ekrem Rudari, por thotë se rritja e pagës tani për tani është e pamundur.

“…Puna e grevisteve unë mendoj që kanë të drejt të kërkojnë paga, sepse është paga minimale është shumë e ulët mirëpo ne iu kemi shpjeguar që sa kohë kemi mbajtur mbledhje disa herë që nuk kemi mundësi, e kanë nënshkruar një kontrata para disa muaj tre vjeçare me kompaninë e pastrimit. Është kompani private dhe janë privat dhe e kanë nënshkruar, ne i kemi treguar që nga ana jonë ligjore nuk kemi asnjë mundësi për të rritur paga. Kompania ka shkuar iu ka ofruar nga 20 euro në mënyrë njerëzore, ata nuk kanë pranuar dhe grevën janë duke e mbajtur…”, tha Rudari.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ndaj punëtorëve të Qendrës Studentore po bëhet trysni, ndërsa grevistëve nuk i lejohet hyrja në objekte.

“…Dje Qendra Studentore i kanë ofruar një propozim të dalin nga greva me pagë 20 euro më tepër, normal që ne jemi kthyer mbrapa kemi pa që kjo oferte është jo serioze dhe greva po vazhdon… Sa i përket grevës në Universitetin e Prishtinës, këtu i kanë presionet e veta sidomos nga individ jo institucionale, dje në mënyrë të njëanshme jo nga institucioni jo nga rektorati, është marr një vendim që për këta punëtorët për 3 muaj duke filluar nga 15 marsi eventualisht 3-4 muaj të vazhdohet me pagë 325 euro bruto dhe 300 euro neto…”, tha Azemi.

Greva e këtyre punëtorëve nisi më 16 shkurt me këkresën kryesore për rritje të pagave.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *