Pre. Tet 18th, 2024

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Kili

Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Kilit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë duke klikuar në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili.

FSHF nënvizon se për këtë ndeshje do të jenë të disponueshme në të gjitha pikat e autorizuara nga Ticketone dhe në faqen e internetit: sport.ticketone.it.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *