Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj turk, Recep Tayip Erdogan.
Osmani falënderoi Erdoganin për miqësinë dhe për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!”, shkroi Osmani.
“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”.