Murati: Do mbulojmë qiratë dhe pagat e punëtorëve
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur konferencë për media, shkruan Indeksonline.
Murati tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.
“Nuk është vendim për të shpenzu mjete shtesë, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerzëve janë të rëndësishme.
Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështetur bizneset që preken nga vendimi.
Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim.
Sa i përket masave që do të merren, pra bizneset që preken në shërbimin e operimit, ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i kemi siguruar mbështetje këtyre sektorëve, do të mbështeten qiratë fikse dhe pagat e punëtorëve dhe se shumë shpjet do të dalim me masa konkrete, shumë shpejtë do të dalim në takim me këta sektorë, andaj për çdo sektor do të bëhet dizajnimi specifik”
Osmani takohet me Ambasadorin Kosnett: Prioritete politika e jashtme, siguria dhe forcimi i shtetësisë
Presidentja, Vjosa Osmani, priti të në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.
Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlen dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.
Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyjë përpara Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pa mëdyshje në fokus të parë.
Gjersa, theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojën për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë. Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara të qeverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.
Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.
..
Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog.
Me të ajo diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, me përfundimin e suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.
Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër…
14 të vdekur vdekur nga Covid-19, 685 raste të reja dhe 788 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
788 TË SHËRUAR DHE 685 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!
Tahiri kërkesë Qeverisë Kurti: Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, sot në një konferencë për medie ka folur për Ligjin e Pagave, duke kërkuar pë inicimin sa më të shpejtë nga ana e Qeverisë të këtij ligji.
Tahiri tha se për këtë ligj është punuar mbi 10 vite dhe ka arritur që të finalizohet gjatë qeverisë Haradinaj dhe se ky ligj i jep status të dinjitetshëm secilit shërbyes civil.
“Ajo cka ne kërkojmë dhe i sygjerojmë qeverisë, është që ta vazhdojë rregullimin e pagave të këtij ligji, me një ligj me koeficient të zbuluar. Pra, kërkojmë që mos t’i mbyllin koeficentët, për shkak se mbyllja e koeficientëve do ta ulte transparencën”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
“Kerkojmë që në programin e tyre qeveritar, dhe njëkohësisht në planifikimin buxhetor, të inkorporohet edhe buxhetimi i këtij ligji dhe ato amandamente të cilat sugjerohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese, të inkorporohen në projektligj dhe i njëjti të sillet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar ai.
Më tej, Tahiri u shpreh se Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e parezervë të grupit parlamentar të AAK-së, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të vendoset një rregull në sistemin e pagave..
..
Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për test PCR.
Qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në territorin e Shqipërisë.
E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët nga Shqipëria të cilët vijnë në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Në bazë të reciprocitetit, lëvizja e qytetarëve do të jetë siç ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në të dyja këto shtete”, ka thënë Minxhozi.
Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Prej sot do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19 do të zgjasin deri më 18 prill..
Moti
Gjatë dites se enjte parashikohet mot pjesirsht mundesi per i vranet dhe me te reshura te shiut pasdite, temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 7 gradë celcius. Ne Tirane poshtu mot pjesirhst i vranet , temperaturat do te levizin nga 1 deri në 13 gradë celcius .
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 95341,Të shëruar: 79490 ,të vdekur: 1948