Hën. Nën 25th, 2024

Përplasje në Komisionin Hetimor, VV-ja lëshon mbledhjen

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pozitës e opozitës.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetë së LDK-së Doarsa Kica-Xhelili me deputetë e VV-së Driton Hyseni dhe Halil Thaçin dhe Salih Zyben.

Deputetët e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjët për mbajtjen e kësaj mbledhje nen arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UCK-së.

Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.

E deputetja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flas për këtë çështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

“A ti mundesh me fol për këto i fundit është që mund te flet për ngjarje të tilla. A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.

Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen.

Pas përfundimit Kica Xhelili ka reaguar edhe përmes një statusi në facebook: “Është muaji i 5-të i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore (VAJ & MIELL), i mandatit 6 mujorë. BOJKOTI i VV vazhdon. Kësaj radhe i KAMUFLUAR në kërkesa procedurale. Nuk mund të na ndalni në zbardhje të këtij rasti. Kot e keni!”, ka shkruar në facebook, Doarsa Kica Xhelili

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *