Policia e Kosovës sot ka gjetur një sasi të armatimit, në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka thënë Elshani, për Indeksonline.
Ndërsa, ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.