Skuadra e Dritës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Klubi nga Gjilani mposhti pas penalltive Dukagjinin me rezultatin 4:3, në takimin e zhvilluar në Klinë,
Ndeshja pas 120 minutave u mbyll pa gola 0:0.
Kujtojmë që sot u kualifikua edhe skuadra e Prishtinës, pasi mposhti Trepçën ’89.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Malisheva – Ballkani dhe Vojsa – Suhareka.