Gjykata Speciale rikthen në zyrat e OVL-UÇK-së pajisjet e konfiskuara
Sekretari i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka bërë të ditur që Gjykata Speciale ka rikthyer pajisjet e konfiskuara.Avokatët e Hysni Gucatit i ka në dorëzuar në zyrën e OVL UÇK pak kohe më parë,.
Postimi i plotë i Faton Klinakut:
Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar..
Kryeministri Kurti emëron zëvendësministra në dy Ministri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;
Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra..
Kryeministri slloven e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan
Kryeministri slloven Janez Jansa ka thënë se është lajm i rremë qarkullimi i një dokumenti diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan që ka implikuar kabinetin qeveritar slloven.
Kryeministri Jansa ka reaguar përmes Twitterit duke fajësuar partinë evropiane Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën për shpërndarjen e lajmeve të rreme të krijuar në Slloveni nga miqt e tyre.
“Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqt e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar kryeministri slloven.
14 të vdekur vdekur nga Covid-19, 520 raste të reja dhe 646 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
646 TË SHËRUAR DHE 520 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Vitia dhe ambasadorja e Luksemburgut diskutojnë për përballimin e situatës me Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Në këtë takim është biseduar për situatën lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin midis Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë në realizimin e projekteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Vitia e ka njoftuar Ambasadoren Gomes me angazhimet e MSh-së për të menaxhuar situatën lidhur me COVID-19, procesin e vaksinimit dhe projektet e përbashkëta.
“Në këtë takim u bisedua për koordinimin e aktiviteteve me qëllim të përballimit të sfidës së pandemisë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës”, thuhet në njoftimin e MSH-së..
Moti
Gjatë dites se parashikohet mot i vranet dhe me shi , temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë celcius. Ndersa ne Tirane poashtu mot me shi , temperaturat do te levizin nga 10 deri në 18 gradë celcius .
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 100655 ,Të shëruar: 85842 ,të vdekur: 2053