Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi Anke Konrad ka deklaruar se çështja e ndalimit të dinarit serb si monedhë legale në Kosovë duhet të zgjidhet në interes të popullit të Kosovës dhe se duhet të ketë një “periudhë tranzicioni” për zbatimin e këtij vendimi.
“Duhet të hapen mundësitë për furnizimin e njerëzve me para”, ka thënë Konrad për “Blic”-in serb.
Ajo tha se Bashkimi Evropian është shumë i përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke përmendur takimet e Brukselit dhe vizitën e Miroslav Lajcak në Prishtinë.
Konrad ka thënë se Gjermania e përkrah këtë proces dhe se Bashkimi Evropian tashmë është i përfshirë.
Megjithatë, ajo shpjegoi se BE-ja mund të inkurajojë një zgjidhje dhe të hapë mundësinë për dialog, por se nuk mund të paraqesë një zgjidhje përfundimtare, pasi kjo i takon Kosovës dhe Serbisë.