Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Ky i fundit ka njoftuar se ka falënderuar ambasadorin për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara.
Postimi i plotë:
Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, shkëlqesinë e tij Jonathan Hargreaves.
Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.
Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij.
Punë të mbarë ambasador.