Mar. Nën 26th, 2024

Maqedonci jep detaje për kamionët ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

Ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën është furnizuar edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Siç ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Qeveria kamionët i ka blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kanë pranuar si donacion.

Sipas tij, këta kamionë janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *