Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes (AKB) Agim Shahini ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 .
Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.
“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavin. Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës, sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për vikend për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë,mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë euro për konsum ,sigurime të makinave dhe shoping, sipas një studimi të AKB-ës. Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova, për të shkuar në Selanik për vetëm 8€”, ka shkruar Shahini në Facebook.