Pre. Sht 27th, 2024

Me urgjencë të zbatohet vendimi i Kushtetueses për kompensimin e qytetarëve që paguan rrymën për veriun thote Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e qytetarëve për rrymën në veri.

Shala ka kërkuar që me urgjencë të zbatohet ky vendim.

Ai tha se vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi është i drejtë dhe i ligjshëm por pak i vonuar por vendimet e Kushtetutës nuk duhet të diskutohen e zbatohet me urgjencë dhe vetëm të mendohet se si të filloj procesi i kthimit të parave dhe janë të qytetarëve”, tha Shala.

Deputeti i PDK-së thotë se institucionet përkatëse do të vendosin se si do të kthehen ato para.

“Mjetet e huaja nuk mund t’i mbajë asnjë institucion. Se cila do të jetë forma do ta definojnë organet përgjegjëse ligjore”, theksoi Shala.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *