Mar. Nën 26th, 2024

Escobar për Kurtin: Më ka premtuar që do t’i marrë parasysh propozimet rreth çështjes së dinarit

I dërguari i shteteve të bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti bëri të ditur se temë diskutimi ishte çështja e dinarit, për të cilin tha se Kurti e ka parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit tek serbët lokalë, raporton Ekonomia Online.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka deklaruar Escobar.

Tutje ai shtoi se janë të foksuar në proces të dialogut duke thënë se se SHBA-të kanë bërë çdo gjë në favor të Kosovës, si për anëtarësim në Këshill të Evropës, zgjedhje në veri etj

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *