Die. Nën 24th, 2024

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjen me Gjermaninë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e Dardanëve të rinj, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanët, të dielën, udhëtojnë për në Chemnitz, atje ku më 22 mars do të përballen me Gjermaninë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz dhe pritet që Dardanët e rinj të kenë mbështetjen e konsiderueshme të bashkëatdhetarëve tanë.

Kosova U21 ndodhet në Grupin D, bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin. Dardanët deri tani kanë grumbulluar 8 pikë dhe ndodhën në pozitën e 4-të.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *