Mar. Tet 1st, 2024

Program trajnimi për instalimin e peneleve solare

Përmes një postimi në Facebook,Hekuran Murati, Minister i Financave dhe transfereve ka thënë se ky trajnim ka nisur në Ferizaj, ndërsa këtë drejtim do ta ofrojnë edhe Qendrat e Aftësimit Profesional në qytete tjera.

“Në Ferizaj shënuam fillimin e programit të ri të trajnimeve për Instalues të Paneleve Solare. Bashkë me ndryshimet e kërkesave në trendet globale, duhet të përgatisim edhe fuqinë punëtore me aftësitë e nevojshme. Nga tani e tutje, me mbështetjen e UNDP-së, Qendrat e Aftësimit Profesional në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë e Gjakovë do të ofrojnë këtë drejtim për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë integrale e një procesi transformues drejt energjisë së gjelbër. Falenderoj Drejtoreshën e APRK-së, znj. Namani Rexha, dhe shefin e zyrës së UNDP-së në Kosovë, z. Queirós, bashkë me ekipet e tyre për angazhimin në realizimin e këtij projekti”, ka shkruar Murati në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *