Hën. Nën 25th, 2024

Edita Tahiri: Qeveria Kurti dështoi, e faktorizoi dinarin dhe e çoi deri në Këshill të Sigurimit

???????????????????????????

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, tha se Qeveria aktuale e faktorizuan çështjen e dinarit.

Ajo tha se u faktorizuan pakica serbe me këtë çështje, pasi çdo diplomatë po fletë për ta.

Sipas Tahirit, Qeveria ‘Kurti’ nuk ka dijeni ta mbrojë sovranitetin e vendit.

closevolume_off
“Dështuan, e faktorizuan dinarin e çuan deri në Këshill të Sigurimit, madje faktorizuan pakicën serbe sa që sot çdo diplomatë fletë për ta. Qeveria dhe Kurti nuk kanë as dijeni as vendosmëri shtetërore për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës”, tha ajo.

Mjafton një presion ndërkombëtar që Kurti të lëshojë pe, thotë Tahiri.

Tahiri tha se poshtërim historik i Kosovës është mos ndëshkimi i Serbisë e Kosovës po.

“Mjafton një presion ndërkombëtar Kurti lëshon pe, bënë kompromise në kurriz të shtetit të Kosovës. Dy tri herë u thonë jo ndërkombëtarëve dhe ngrisin flamurin e bardhë, pra dorëzohen në mënyrën nënshtruese. Vetëm ta përmendi faktin se u sulmuam nga Serbia në Banjskë, Serbia e pa ndëshkuar, ndërsa Kosove e ndëshkuar, ky është një poshtërim historik i Kosovës”, thotë Tahiri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *