Pre. Tet 4th, 2024

Kurti s’dëshiron zgjedhje të reja, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi, Bunjaku – Rexhepi nga LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i cili ngriti dilema nëse opozita vërtetë dëshiron shkuarjen në zgjedhje.

Me këtë, Bunjaku-Rexhepi thekson se Kurti nuk i dëshiron zgjedhjet për shkak të favoreve që i ofron posti i Kryeministrit.

“Kryeministri ka dashtë më dhënë mesazhin që zgjedhjet do të shkohet deri në fund të mandatit sepse jashtëzakonisht shumë po i pëlqen karriga e Kryeministrit, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi, po i pëlqen dramat, po i pëlqen thjeshtë demagogjitë popullizmi i tij dhe fortë mirë dhe komod është ka ndihet në karrigen e Kryeministrit edhe pse Kosovën e dërgoj 10 vjet e më tepër mbrapa sepse kryeministri saktësisht e din që opozita nuk i ka numrat e mjaftueshme për me votu mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Bunjaku për EkonomiaOnline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *